Thaçi i njoftoi ambasadorët e Kuintit që ia dha mandatin Mustafës
Presidenti Hashim Thaçi, i ka njoftuar përfaqësuesit e ambasadave të Kuintit dhe përfaqësuesen e BE-së, për hapat e ndërmarrë pasi takimit të tij të djeshëm me partitë politike.
“Presidenti Thaçi u shpreh se pas konsultimeve me partitë politike është e qartë se shumica absolute janë në favor të formimit të Qeverisë së re pa shpërbërjen e Kuvendit dhe konform këtij vullneti të shprehur dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës ka kërkuar nga LDK-ja kandidatin apo kandidaten për të formuar Qeverinë e re”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentit?
Thaçi i ka njoftuar ambasadorët e Quintit se i ka kërkuar kreut të LDK’së, Isa Mustafa, t’ia çojë emrin e kandidatit për kryeministër.
“Pas konsultimeve me partitë politike i kam kërkuar Kryetarit të LDK-së, z. Isa Mustafa, të ofrojë kandidatin apo kandidaten për formimin e Qeverisë së re”, është shprehur presidenti Thaçi, duke shtuar se “çdo hap është dhe do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”.