Thaçi i lumtur për shërimin e pacientit me koronavirus
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i lumtur që Kosova ka të shëruar nga virusi COVID19.
Ai ka porositur qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, duke thënë se me disiplinë dhe rekomandimet e IKSHPK-së e OBSH-së mund të kalohet kjo sfidë.
Ky është postimi i tij:
I lumtur që edhe Kosova tashmë e ka të shëruarin e parë nga virusi COVID19. Me disiplinë, me kujdes dhe duke ndjekur rekomandimet e IKSHP-së & @WHO edhe këtë sfidë do e kalojmë! Mirënjohje të pakufishme për përkushtimin e personelit shëndetësor! #rriNshpi.