Thaçi flet për territoret: Pazare nuk do të ketë, shkëmbim nuk do të ketë
Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se nuk do të ketë shkëmbim territoresh, por vetëm përmirësim historik pa u cenuar integriteti territorial i sotëm i Republikës së Kosovës.
Ai ka thënë se përfundimisht Kosova do të njihet nga Serbia.
”Kosova do të njihet nga Serbia si shtet i pavarur dhe sovran duke respektuar integritetin territorial të sotëm të Republikës së Kosovës”.
”Jam ithar dhe entuziast që Presheva e Medvegja e Bujanoc t’i bashkëngjiten Republikës së Kosovës pa u cenuar teritori ynë, sepse është e drejtë historike dhe ky do të ishte vetëm përmirësim historik”.
Ai në Opinion tregoi se si Presheva, Medvegja e Bujanoci do t’i bashkohen Kosovës, njofton Klan Kosova.
”Asgjë s’na kushton që ta shtrojmë këtë çështje në tavolinë. Ndërkohë që pa hezitim dhe pa frikë do ta shtrojë këtë çështje”.
Opinion: Ideja e vetme ishte e një shkëmbimi të mundshëm?
”Pazare nuk do të ketë, nuk do të ketë shkëmbim”.
”Ideja ime ka qenë të kemi një korrigjim ku Preshevë e Medvegjë e Bujanoc i bashkëngjiten territorit të Republikës së Kosovës edhe ashtu Serbia nuk ka asnjë interesim për ata qytetarë atje”.