Thaçi flet për rritjen e numri të të vdekurve nga COVID-19 por jo edhe për vdekjet e dyshimta në QKUK
Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 75, ndërsa numri total i rasteve pozitive ka kapur shifrën e 3 mijë e 508 raste.
Për këto shifra ka reaguar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se rritja e numrit të të vdekurve është dëshmi se rreziku nga pandemia COVID-19 është ende i lartë.
Thaçi derisa ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave iu ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të lartë.
Ndërsa derisa i gjithë vendi dje u trondit nga ngjarja që ndodhi në QKUK ku u ngritën dyshime për prishjen e respiratorëve të oksigjenit nga çka vdiqën katër persona, i pari i vendit rreth kësaj nuk e thotë asnjë fjalë në postimin e tij.
“Rritja e numrit të të vdekurve në ditët fundit është dëshmi se rreziku nga pandemia Covid-19 është ende i lartë. Të gjitha familjeve që humben të afërmit e tyre nga kjo pandemi iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Qytetarët e Kosovës duhet të tregojnë kujdes të lartë dhe të respektojnë në mënyrë rigoroze rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe institucioneve të Kosovës, në mënyrë që sa më lehtë ta tejkalojmë këtë sfidë globale”, ka shkruar Thaçi.