Thaçi flet para hyrjes së Gjykatës Speciale
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi para intervistimit nga Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë është deklaruar për medie.
Ai ka thënë se historia nuk mund të rishkruhet dhe se është gati të përballet me të gjitha sfidat.
“Jam gati të përballem me sfidat e reja. Askush s’mund ta rishkruajë historinë, ky është çmimi për Pavarësinë”, ka thënë ai.
Thaçi do të intervistohet sot nga prokurori i specializuar për kinse krime të kryera gjatë luftës në Kosovë. Para ndërtesës në Hagë tashmë janë mbledhur disa bashkatdhetarë nga diaspora në përkrahje të luftës çlirimtare të Kosovës.
Zyra e Prokurorit të Specializuar javë më parë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Thaçit, Veselit dhe disa ish ushtarëve tjerë të UÇK-së. Aktakuza ndaj Thaçit mbetet ende e pakonfirmuar nga Dhomat e Specializuara.