Thaçi fiton mbështetjen për FSK-në dhe për dialogun me Serbinë nga SHBA-të
Zëvendëssekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, David Norquist, ka folur pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Thaci ka vizituar SHBA-në, dhe atje është pritur edhe nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo.
“Ishte një nder që të takohem me Presidentin Hashim Thaçi në Pentagon”, thotë Norquist.
“Departamenti i Mbrojtjes vazhdon të mbështesë zhvillimin e FSK-së dhe përpjekjet që të normalizohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shtuar ai në rrjetin social Twitter.
Ndërkohë, Thaçi pas takimit me Pompeon tha se Kosova është e bekuar pasi ka ndihmën e SHBA’së për vazhdimin e rrugës Euro-Atlantike dhe krijimin e ushtrisë.