Thaçi: Fëmijët dhe familja e Samiut do ta kenë kujdesin e përhershëm të institucioneve të Kosovës
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot ka vizituar familjen e policit të vrarë, Sami Thaqit ku edhe u ka shprehur ngushëllime për humbjen e të birit.
Presidenti Thaçi, këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebok.
Ai ka shkruar se fëmijët e Samiut dhe familja e tij do ta kenë kujdesin e përhershëm të institucioneve të Kosovës.
“Sot isha në familjen Thaqi në Shkarashnik të Malishevës, për të shprehur ngushëllime për heroin Sami Thaqi. Fëmijët e Samiut dhe familja e tij do ta kenë kujdesin e përhershëm të institucioneve të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.
Sami Thaqi, pjesëtari i Policisë së Kosovës vdiq në detyrë pas një shpërthimi me eksploziv në Zhur të Prizrenit.
Sami Thaqi që dha jetën teksa ishte në detyrë si polic i Kosovës, është nderuar me titullin hero nga Institucionet vendore./FaktePlus