Thaçi e quan VV-në ndërmarrje kriminale
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka quajtur Vetëvendosjen ndërmarrje kriminale.
“Që prej çlirimti të Kosovës, deri dje kur kam dal dhe hyrë në Kosovë, kamë hyrë që 20 vjet. Sa i përket Kurtit dhe Sveqles si kompani kriminale unë jam në shtëpi, Të mos krijojnë marrëzira, e të kërcënojnë as Pacollin”.
“Lokacioni imë është është në shtëpi, për Sveçlen, edhe për shefin e tij, dhe për ndërmarrjen e tyre kriminale”.
“Le ti ndalin këto shpifje me gjithë këtë grup kriminal qe e kane kapur Qeverinë. Lokacioni im është në shtëpi, nëse don me ardh me kqyr ku jam le ta merr edhe Albin Kurtin me veti”, tha Thaçi.
I pyetur nëse ka qenë Pacolli me të në veturë, Thaçi ka thënë se kjo është shpifje.
“Kjo është një shpifje tjetër ordinere”, tha ai.