Thaçi e quan përsëri kokëfortë Kurtin
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë para mediave ka bërë ftesë për spektrin politik në reforma drejt integrimit evropian, duke i kritikuar për qëndrimet karshi SHBA-së.
Thaçi ka thënë se liderët në vend janë të pazëvendësueshëm, duke e quajtur kokëfortë kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.
“Ne të gjithë liderët e Kosovës jemi të zëvendësueshëm, raporti dhe kontributi i SHBA-së është i pasfidueshëm, kush pretendon me sfidu këtë rol ka probleme me Kosovën me të ardhmën e Kosovës mund të ketë edhe pasoja për vendin.
Por edhe nuk mund të jetë sfidues, për arsye se vullneti i njerëzve dhe përcaktimi jonë strategjik është më i fuqishëm se kokëfortësitë aktuale”, tha ai.