Thaçi e Daka takohen dy ditë para zgjedhjeve
Presidenti i vendit Hashim Thaçi, dy ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit, është takuar me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakan.
Thaçi tha se është njoftuar me rrjedhat e deritanishme të procesit zgjedhor. Ai tutje theksoi se e ka falënderuar kryetaren Daka dhe KQZ-në për përgatitjen e suksesshme të zgjedhjeve.
“Me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka biseduam për rrjedhat e deritashme të procesit zgjedhor dhe shprehëm besimin se zgjedhjet parlamentare do të jenë të lira, fer dhe gjithëpërfshirëse. Falënderova kryetaren Daka dhe KQZ-në për përgatitjen e suksesshme të zgjedhjeve me bindjen se edhe kësaj here qytetarët dhe subjektet politike do ta dëshmojnë pjekurinë e tyre”, ka shkruar Thaçi në facebook./FaktePlus