Thaçi: Duhet që bashkë të zotohemi për më shumë barazi dhe trajtim të drejtë të gruas
Presidenti Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se duhet të zotohemi për me shumë barazi e trajtim të drejtë të gruas.
Ai këtë e ka thënë me rastin e 8 Marsit – Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas duhet që bashkë të zotohemi për më shumë barazi dhe trajtim të drejtë të gruas në të gjitha fushat e jetës. Jam krenar me shumë gra të Kosovës, që janë zëri dhe fytyra më e mirë e popullit tonë në botë: në art, sport, shkencë e shumë fusha të tjera. Nderimi ndaj jush është i pafund. Urime 8 Marsi”, ka shkruar Thaçi.