Thaçi: Do t’ia jap mandatin kujtdo që dëshmon se i ka numrat për formimin e qeverisë
Pasi ka dëgjuar të gjitha opinionet e partive politike, presidenti Thaçi ka bërë të ditur se do ia jap mandatin cilësdo parti që siguron shumicën për krijimin e qeverisë së re.
Thaçi tha se si rrjedhojë e diskutimeve të zhvilluara sot, dhe vullnetit absolut të shprehur kundër zgjedhjeve të reja në Kosovë, do t’i jepet mandati partisë e cila mendon se do ta sigurojë shumicën për krijimin e qeverisë së re.
“Si rrjedhojë e diskutimeve dhe duke marrë parasysh që të gjitha partitë parlamentare përveç njërës janë për qeveri të re, atëeherë ndodhemi para një pyetjeje. Si rrjedhojë e vullnetit tuaj të shprehur, duke respektuar në tërësi Kushtetutën e Kosovës, unë do t’i jap mandatarin cilësdo parti që dëshmon se ka shumicën për të krijuar qeverinë e re”, tha Thaçi.
Thaçi tha se nuk është në diskrecionin e tij që ta propozojë kandidatin për kryeministër.
Ai tutje shprehi edhe disa vërejtje, të cilat qeveria e re duhet t’i ketë parasysh.
“Nuk është në diskrecionin tim të propozoj kandidatin. Qeveria rrjedh nga fuqia mbizotëruse brenda Kuvendit, dhe propozimi duhet të rrjedhë nga partia mendon se ka shumicën. Më lejoni që të lexoj edhe disa vërejtje që si president i kam menduar. Pra është Kushtetushmëria, të respektoj vlerat e Kushtetutës. Qeveri që ndjek proceset integruese dhe zbatojë marrëveshjet. Trajtimi i barabartë: qeveria e re duhet t’u garantojë të drejta të gjitha komuniteteve të Kosovës. Qeveri që duhet t’i eleminojë të gjitha pengesat për nisjen e dialogut. Qeveri që do të kontribuojë në stabilitetin e gjithë rajonit. Nuk do të lejojmë që të ketë anëtarë të qeverisë me aktakuza”, tha presidenti.
“Pra, emri i mandatarit duhet të propozohet nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvend. Ky takim konsultativ ndodh”, tha në fund presidenti.