Thaçi: Djemtë me shpirt luftarak që shënojnë dhe fitojnë për Kosovën
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dhënë mbështetje Kosovës në futboll pak para se të fillojë ndeshja me Malin e Zi.
“Të gjithë në përkrahje të Kombëtares së Kosovës. Të gjithë në përkrahje të djemve tanë, që me shpirt luftarak luajnë, shënojnë dhe fitojnë për Kosovën. Jemi gjithmonë me ju. FORCA, KOSOVË! HTH ”, ka shkruar Thaçi në Facebook.