Thaçi: Ditët si e sotmja janë mundësi e mirë për të reflektuar
Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se përpjekjet për lirinë dhe barazinë e secilit në shoqëri vazhdojnë të jenë të nevojshme edhe sot, megjithëse krahasuar me të kaluarën tani ka më shumë arsye për të festuar.
Thaçi dha këto vlerësime në një shkrim të publikuar në Facebook me rastin e 8 Marsit, me ç’rast ka uruar të gjitha gratë që pareshtur angazhohen dhe punojnë për ta bërë më të mirë shoqërinë në të cilën jetojmë.
“Ditët si kjo e sotmja janë mundësia më e mirë për të reflektuar për punën dhe sakrificën e madhe që bëjnë gratë për mirëqenien e përditshme në jetën tonë. Përpjekjet për lirinë dhe barazinë e secilit në shoqëri vazhdojnë të jenë të nevojshme edhe sot, megjithatë, krahasuar me të kaluarën, sot kemi shumë arsye për të festuar. Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave që pareshtur angazhohen dhe punojnë për ta bërë më të mirë shoqërinë në të cilën jetojmë!”, ka shkruar Thaçi.