Tha se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje, policia e arreston si të dyshuar raportuesin
Një person është arrestuar të premten në Novobërdë pasi dyshohet se e ka vrarë gjyshin e tij. Ai fillimisht kishte njoftuar policin duke thënë se gjyshi i tij ka kryer vetëvrasje.
“Fillimisht ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe prokurori i shtetit, i cili bënë ri cilësimin e veprës nga vdekje e dyshimtë në vrasje të rëndë. Me vendim të prokurorit është bërë arrestimi i ankuesit tani i dyshuar mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit është bërë arrestimi i ankuesit tani i dyshuar dhe është dërguar në mbajtje