Teuta Krasniqi ironizon me kritikat për tenderin prej 216 mijë eurosh
Ditëve që lamë pas, aktorja kosovare Teuta Krasniqi ka qenë shënjestra e mediave dhe e opinionit publik për një tender prej qindra mijëra eurosh që ka marrë nga Radio Televizioni i Kosovës.
Aktores në fjalë, RTK i ka besuar 216 mijë euro për të realizuar serialin ‘iStar’ – i cili po transmetohet në këtë televizion.
Siç shkruante Kult Plus, Krasniqi e ka fituar tenderin për ta realizuar serialin, me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës.
Pasi pati reagime të shumta për rastin në fjalë, nuk ka vonuar edhe Krasniqi me reagimet e saja.
Aktores Krasniqi duket se nuk i kanë lënë përshtypje kritikat që i janë bërë për mënyrën se si i ka fituar tenderi prej 216 mijë eurosh.
Ajo në InstaStory ka ironizuar me kritikuesit, duke iu përgjigjur atyre me një fjali të një kënge të grupit 2Po2.
“Ku po t’dhem, ku po t’dhem kur pe sheh suksesin tem? Gjithmonë më ka pëlqyer kjo këngë”, ka shkruar Krasniqi.