Tetë raste të reja të infektuar nga Koronavirusi në Kosovë
Numri i të prekurve nga Koronavirusi është rritur. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se edhe 8 persona janë infektuar nga ky virus.
Kështu numri në total i të prekurve nga ky virus ka shkuar në 79, përcjell FaktePlus.
Njoftimi i plotë:
Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilet 8 kanë rezultuar pozitiv.
Megjithatë më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur dy mostra negative të një personi me një ditē distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19.
Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës.
Faleminderit personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë.👏👏👏
T’i ndihmojmë personelit shëndetësor🙏
QËNDRONI NË SHTËPI!
MBANI DISTANCË ME NJËRI TJETRIN PËR 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
Ju faleminderit për mirëkuptim!