Testohet një nga protezat më precize robotike (Video)
Pacientja nga Suedia me dorë të amputuar është bërë personi i parëi cili me sukses e ka kontrolluar protezën më të re më precize të dorës.
Në këtë ndërmarrje revolucionare, implantët e titaniumit janë të lidhur në dy eshtra të krahut të epërm të pacientes, prej nga elektrodat e lidhura me nerva e muskuj kanë vënë në lëvizje sinjalin i cili e kontrollon dorën robotike dhe siguron lëvizje precize, shkruan Science Daily.
Kjo teknologji është zhhvilluar në Suedi, nga ana e ekipit të udhëhequr nga dr. Max Ortiz Catalán nga kompania Integrum AB, e cila edhe e ka financuar këtë projekt.
Protezat e rëndomta për dorë kryesisht mbështeten në elektroda, të cilat janë të lidhura në lëkurën e përdoruesve dhe të cilat lëvizjet i shkaktojnë me ndihmë e lëvizjes së muskujve.
“Disa zgjidhje të avancuara teknologjike për mjete ndihmëse prostetike janë shfaqur në botën shkencore në decenien e kaluar, por për fat të keq nuk kanë shkuar më larg se faza hulumtuese. Ky hap, të cilin ia arritën ta bëjmë, është krijuar më së shumti duke iu falënderuar asaj që ia kemi dalë t’ua mundësojmë pacientëve të përdorin sistemin neuromuskulor të instaluar për t’i kontrolluar protezat e tyre, ndërsa ky përdorim të mos ua vështirësojë detyrat e përditshme të culat i bëjnë”, ka përfunduar dr, Ortiz.