Testimet klinike të vaksinës kundër koronavirusit, mund të nisin gjatë ditëve të ardhshme
Shkencëtarët në Britani të Madhe që po punojnë për zbulimin e një vaksine kundër koronavirusit, shpresojnë që të fillojnë provat klinike deri në fund të javës tjetër, raporton BBC.
Sarah Gilbert, profesoreshë në Universitetin e Oksfordit, tha se askush nuk është imunizuar deri më tani, por ekipit të saj iu dha leja, të fillonin rekrutimin e vullnetarëve.
Gilbert shpreson se testimet klinike do të fillojnë brenda ditëve të ardhshme.
“Ne jemi duke pritur të bëhen testet përfundimtare të sigurisë dhe të jepen miratimet përfundimtare”, i tha ajo BBC-së.
Ajo theksoi se studiuesit kanë nevojë për mbështetje nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për përshpejtimin e prodhimit të vaksinës.