Tesla në rrezik humbjeje
Tesla ka njoftuar humbjen më të madhe tremujore në historinë e saj, duke shpenzuar rreth 430 milionë dollarë për tre muaj. Megjthatë, investitorët nuk u alarmuan, pasi që Wall Street ishte duke pritur më keq se kaq.
Kompania elektrike e makinave ka thënë se ka humbur më shumë se 717.5 milionë në tremujorin e dytë. Ndërsa në fund të tremujorit kompania kishte 2.2 bilionë dollarë.
Bota e biznesit po ndjek nga afër Teslan, për shkak se ka arritur të bëjë 5000 Modele 3s në një javë. Ndërsa analistët mendojnë se kërkesat për këtë model do të pakësohen për shkak të kohës së gjatë të pritjes për të dalë në treg.
Me rezerva të vogla të parave, investitorët janë shqetësuar se Tesla do të duhet të marrë hua më shumë para për të mbajtur kompaninë.