Tërnava: Vetëm një i çmendur mund të mendoj se BIK nuk dëshiron t’i hap xhamitë
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka njoftuar se nuk do të hapën xhamitë për faljen e Fitër Bajramit.
Duke u bazuar në institucioneve e Shëndetësisë, për shkak të virusit COVID-19, Tërnava tha se nuk janë krijuar kushtet për hapjen e xhamive në Republikën e Kosovës.
“Jemi detyruara që të konsultohemi me ekspertët dhe të marrim mendimet e tyre rreth hapjes së xhamive në tërë Kosovën. Askush nuk ka vullnet më të madh se ne t’i hapim xhamit. Tash vetëm një i çmendur mund të mendoj se BIK nuk dëshiron ti hap xhamitë mirëpo ende nuk janë krijuar kushtet që t’i hapim xhamitë. Kështu mendojnë ekspertët që janë të thirru në këtë fushë”, tha Ternava.