Tërmeti që e dridhi edhe Kosovën, banorët në Greqi e kaluan natën në vetura e në rrugë (VIDEO/FOTO)
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.3 ballë të shkallës rihter goditi mbrëmjen e djeshme Greqinë, lëkundjet e së cilës u ndjenë edhe në disa qytete të Kosovës e Shqipërisë.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Follorinë, ndërsa thellësia fokale e saj ishte 14.1 km. Banorët janë tronditur së tepërmi nga tronditjet e forta, që sipas tyre zgjatën për sekonda të tëra, raporton Voria.gr.
Ata e kanë kaluar natën në makinë dhe në ambientet e jashtme, duke braktisur kështu nga frika banesat e tyre.
Mediat greke kanë publikuar edhe momentet teksa lëkundjet nisin të ndihen, ndërsa janë dokumentuar edhe dëmet. Në foto shihen makina të dëmtuara dhe mure të rrënuara.