Tërmeti në Shqipëri dhe Kosovë: Reagon Haradinaj
Pas tërmetit që ndodhi pasditën e sotme në Shqipëri e që dridhjet e saj u ndin edhe në Kosovë, ka reaguar edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
Ai tha se Kosova bashkëndjenë me qytetarët e Shqipërisë që sot u tronditën nga tërmeti.
Haradinaj ka shprehur shqetësimet dhe gadishmërinë për të ndihmuar të gjithë të prekurit.
Publikimi i plotë i Haradinajt në facebook:
Kosova bashkëndjenë me të gjithë qytetarët e saj dhe me qytetarët e Shqipërisë që sot u tronditën dhe e pësuan nga tërmeti që goditi Tiranën, Durrësin dhe një pjesë të Kosovës.
Menjëherë pas këtij lajmi, i kam shprehur shqetësimet dhe gatishmërinë tonë për të ndihmuar të gjithë të prekurit, Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Kam udhëzuar Gjenaralin e FSK-së, Rrahman Rama dhe Drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj që të vënë kontakte me homologët e tyre, për të ofruar çdo ndihmë të nevojshme. Në të njëjtën kohë, bazuar në kompetencat tona, Qeveria e vendit do ta ndihmojë Shqipërinë, me një ndihmë financiare për t’i evituar dëmet. Të gjithë të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejt dhe për ata që pësuan do të jemi në dispozicion të plotë.