Tërmeti dridhi zemrën e vajzës shqiptare për dashurinë andej kufirit
Ishte një natë e qetë derisa më zgjoi një zë, “ngrihu shpejt”. Kam klithur me sa fuqi kisha brenda në shpirt dhe kam rendur të vrapoj shpejt jashtë.
Dridhjet nuk ndalonin,shtoheshin më shumë dhe ato sekonda nuk ndaleshin. Hyra brenda me shpresen se gjithcka mbaroi dhe gjithcka çfarë doja të bëja ishte të shikoja ku ishte epiqendra e këtyre dridhjeve,e këtyre lëkundjeve të forta por televizori ende nuk po transmentohej asgjë.
Po prisja bashke me familjarët të cilët ishin në një gjendje të njëjtë me mua por gjithcka që mund të bënim ishte të flisnim dhe të aludonim me njëri tjetrin për cka ndodhi. Mora telefonin dhe i shkruajta gjysmës sime më të mirë për atë që më kishte ndodhur por gjumi e kishte marre dhe ate, e fatmirësisht e dija që ai ishte në gjendje të mirë pasi jeton në shtetin fqinj, Kosovë.
Duke pritur për një transmetim në një televizion, ora kishte shkuar 5 e disa minuta dhe një tërmet tjetër ra përsëri. U ngritem dhe vrapuam jashtë. Me i lehte se ai por me i rëndë ne supet tona që gjithcka na dukej e habitshme. Më në fund filloi transmentimi në televizion dhe pamë që goditja e fuqishmë ishte 6.3 ballë. Numër i vogel huh? Jo sështë ashtu. Është një numër i vogël me peshë të madhe për një popull të rëndë. E ne? Rrinim shikonim aty pasojat e goditjes. Ku ishte epiqendra,ku e kishte bazën ai “sulm” i fuqishëm? Ne qytetin bregdetar. Në qytetin e bukur të Durresit ku deti dukej i inatosur dhe kishte ngritur dallgët e tij ndaj “shoqes” më të mirë, tokës.
Menduam që kishte mbaruar gjithcka dhe mesa duket ashtu ishte. Ishte errësirë kur ndodhën këto dridhje dhe asnjë nuk e kishte idenë çfarë po ndodhte por kur drita doli athere u duk gjithçka. Gjithçka filluam të shikonim në televizione ishte shtepi të rrënuara, njerëz që qanin, njerëz që ulërinin, toke e ndarë në dy, kaos në trafik. Ne mund te mos kishim pasoja në gjëra materiale por gjendja jonë shpirtërore ishte shumë keq. Kur filluam te shikonim shtepitë e rrenuara gjithë çfarë do na sillej në kokë ishte të shpresonim të mos kishte fëmijë të vegjël nën rrënoja por fatkeqësisht gjithcka ishte kundër dëshirës sonë. Të rritur e femijë, të dashuruar e të moshuar ishin poshtë gërmadhave dhe thirrjet e tyre për ndihmë ndiheshin kudo. Nuk vonoi shumë dhe personat e parë filluan të nxirreshin por kishte nga ata që prisnin në lot për të marrë vesh ndonjë lajm për njerëzit e tyre të afërt, dhe ai të ishte i mirë por koha nuk premtonte.
Lajmi mori dhenë. Në rrjete sociale kishte filluar te shperndahej cdo gjë, filluan ndihmat, filluan donacionet. Kosova jone, Kosova e shpirtit tonë, po merrte çdo iniciative të mundshme për ndihmë ndaj nënës së saj. Nënës Shqipëri të cilës po i digjej zemra. Ju vëllezer e ju motra për gjithçka po ju falënderojm, hallall Zoti jua bëftë që për në bluzën nga trupi e hoqët, ushqimin nuk e kursyet e lotët me ne i ndët’. Zemra juaj është gjithmonë me ne dhe koha do vije kur Kosova të jetë Shqipëri.
Na falni në qoftë se këtë mund nuk jua shpërblyem, këtë dhimbje e ndatë kot por mos harroni bashkë do jemi për mot.
E di ju fyem kur na erdhët për vizitë por mos na gozhdoni të gjithëve. Kryetari i shtetit por gjithcka e quan të pavlerë, në sytë e tij vetëm ai do që të jetë, kudo i pari përjetë. Ishte kaq e fuqishme atë natë çdo gjë por mesa duket ndodhi natën që tu shohim dritën disa gjërave. E di që tani të gjithë ata njerëz janë bere engjej dhe nga lart po mbrojnë njerezit e tyre.
Plot 51 yje që janë atje lart e të cilët lanë gjithcka pas. Jeta juaj kaq qe e shkruar dhe ato dridhje morën gjithcka, kanë lënë vetëm fëmijë, nëna e baballarë. O Zot meshiroji këta njerëz, mbaji afër vetes dhe pse i more kaq heret kur planet nuk u kishin mbaruar madje disa sa i kishin filluar e jetën aspak se kishin shijuar.
Ngushellime për këtë shtet që as shtet nuk duhet të quhet. Që i lë njerëzit të vjedhin haptas, që i lë njerëzit rrugëve me dhimbje në zemër, që i lë rrugëve në meshirë të fatit dhe luajnë me to si të ishin gurë shahu. Ah sa keq për këtë popull që nuk ngrihen të thonë një fjalë dhe vetem servilosen pas ngjalave politikane. Dhimbja është e madhe por mashtrimi ende më i madh. Në këto ditë nuk duam fjalë nuk na ngushëllojnë fjalët por veprat. Ashtu siç na ngushëlluan ushtarët kosovarë, italianë, kroatë, malazezë, grekë etj. Ashtu sic na ngushëlloi ushtari që përpos forcës së madhe që ka, filloi duke qarë për një cift të moshuarish.
Nuk na ngushëllon arrestimi i medias së lirë, nuk na ngushëllon arrestimi i një vajze të re durrsake e cila ende nuk është liruar nga emocionet e asaj nate. Sa i varfër që je Zoti Kryeminister. Nuk e dini ende që shqiptari për shqiptarin jep jetën por kur ju ta mësoni këtë do jetë shumë vonë dhe do jeni penduar për fjalët që i thatë vëllait ministër.
Gjithcka duhet bërë është të hidhet pas kjo hije pluhuri e gërmadhave materiale, shpirtërore, qenësore. Ky pluhur që në mëndjet dhe shpirtrat tonë tashmë ka zënë vend si kujtimi më i trisht që mundë të ndodhë.