Tërmet me magnitudë 6.2, kjo është epiqendra
Papua Guinea e Re është goditur sot nga një tërmet me magnitudë 6.2, ka bërë të ditur hulumtimi i US Geological Survey.
Raportohet se termeti ka goditur në East New Britain, që është 30 kilometra afër kryeqytetit Kopoko.
Megjithëse dridhjet ishin në bregdet, autoritetet e kanë thënë se nuk ka rrezik se mund të ketë edhe ndonjë cunami.
Banorët e zonës kanë ndjerë dridhje të fuqishme, derisa si pasojë e goditjes nga tërmeti, gjendja ende nuk i është kthyer normalitetit, sepse ka dridhje të vazhdueshme.
Por, meqenëse zona nuk është shumë e populluar, nuk ka pasur ndonjë panik të madh mes njerëzve, derisa ndërtesat nga materialet e forta dhe të punuara mirë, i kanë bërë ballë dridhjeve.
Deri më tani, nuk është raportuar për ndonjë lëndim në njerëz, apo dëmtime të mëdha objektesh.