Tërmet i fuqishëm në Japoni
Ekipet e shpëtimit kanë kërkuar për të mbijetuarit nga rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga një termet i fuqishëm që ndodhi në ishullin verior Hokkaido të Japonisë ku la të vdekur të paktën 16 vetë dhe 26 të tjerë mungonin.
Energjia elektrike u rivendos në gjysmën e ishullit të banuar nga 5.3 milionë banorë, pas ndërprerjes të shkaktuar nga tërmeti me magnitudë 6.7.
Rreth 5,000 persona e kaluan natën në qendrat e evakuimit ku ushqimi u shpërnda në mëngjes.
“Ishte një natë shqetësuese me disa tronditje, por ne qëndruam së bashku dhe tani jemi mirënjohës qe kemi ushqim”, ka thënë një grua për transmetuesin publik NHK.
Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka deklaruar gjatë një takimi urgjent se 22,000 punonjës të shpëtimit kanë kërkuar gjatë natës për të mbijetuarit.