Tentuan t’i dërgonin një të burgosuri telefon duke e fshehur në papuçe, kapen nga oficerët korrektues
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren.
Sipas SHKK’së, familjarët kishin tentuar që t’ia dërgonin një telefon një të burgosuri duke e fshehur në papuçe.
“Oficerët korrektues gjatë kontrollit të rrobave të sjella nga familjarët, më saktësisht të papuçeve, kanë arritur ta parandalojnë futjen e një telefoni, i cila ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar”, ka njoftuar SHKK’ja.
Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar telefonin, ndërsa i paraburgosuri i dyshuar se telefoni i kapur në papuçe ka qenë i dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.