Tentoi të arratiset gjatë seancës gjyqësore
Një person ka tentuar të arratiset gjatë mbajtjes së një seance gjyqësore në Prishtinë.
Polica ka njoftuar se i njëjti është kapur nga njësitet përkatëse dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Hajvali, Prishtinë 11.01.2020 – 15:30. I dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte dërguar në Gjykatë për seancë Gjyqësore, ka tentuar të arratiset. I njëjti është kapur nga njësitet policore dhe është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.