Tentim-vrasje në ‘Duplex’, përdoret thika e arma e zjarrit
Një tentim-vrasje ka ndodhur në lokalin ‘Duplex’ në kryeqytet, pas një sherri ku kanë qenë të përfshirë disa persona.
Policia ka bërë të ditur për FaktePlus se një person me inicialet R.A, ka pësuar lëndime pasi është qëlluar me thikë ndërsa dyshohet se ka pasur të shtëna edhe me armë zjarri. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor.
Ndërkohë, po kërkohen tre persona të dyshuar për rastin.
“Sot rreth ores 02:00, ne stacionin policor Qendra ne Prishtine eshte iniciuar nje rast vrasje ne tentative. Rasti ka ndodhur ne rrugen “Rinia”, ku pas nje zenke (ku dyshohet se ka pase edhe te shtena me arme)ne mes te disa personave lendime nga arma e ftohte (thike) ka pesuar viktima R. A. Personi i lenduar eshte derguar per tretman mjekesor, nderkohe qe policia ka identifikuar tre persona te dyshuar dhe eshte ne kerkim te tyre”, ka thënë për FaktePlus Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.