Tensionohet situata në Ukrainë, Biden i jep mesazhin e fuqishëm Rusisë
Biden, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se e gjithë bota është e bashkuar, teksa Rusia duhet të bëjë një zgjedhje: ose luftë ose diplomaci.
“Populli amerikan është i bashkuar. Europa është e bashkuar. Komuniteti Transatlantik është i bashkuar. E gjithë bota e lirë është e bashkuar.Rusia ka një zgjedhje – mes luftës dhe gjithë vuajtjes që do të sjellë – ose diplomacisë që do ta bëjë të ardhmen më të sigurt për të gjithë” ka shkruar Biden në Facebook.
Më herët, ai u shpreh përpara mediave se mendon se Putin e ka mendjen e prerë lidhur me invazionin në Ukrainë.
“Që nga ky moment, jam i bindur se ai e ka marrë vendimin”, tha Biden në Shtëpinë e Bardhë.