Tensione në ndeshjen e futbollit në Kosovë, ndërhyn edhe Policia
Liria arriti ta mposht Ferizajn dhe të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Skuadra nga Prizreni mposhti skuadrën e Superligës Ferizajn, me rezultatin 1-0.
Por fundit i ndeshjes dha tre karton të kuq.
Tre futbollistët e Ferizajt, Kuka, Jashari dhe Çerkini u ndëshkuan me të kuq nga gjyqtari i ndeshjes, Erdall Zasella.
E fundi i ndeshjes më pas dhuroi tensione, duke bërë që gjyqtarët e këtij takimi të shoqërohen në zhveshtore nga Policia e Kosovës.
Kurse, kalimin tutje tashmë në Kupën e Kosovës, krahas Lirisë e siguruan edhe Gjilani, Prishtina, Ballkani, Vushtrria, Drenica, Feronikeli dhe Dukagjini.