Tenderi për mallrat serbe, Hardinaj: Do të fillohet procedurë ndaj zyrtarëve që e bënë këtë
“Plazma”, “Eurokrem”-i, “Smoki”, por edhe produkte tjera të prodhuara në Serbi janë paraparë të blihen përmes një tenderi prej 23.5-milionësh të shpallur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit pavarësisht se tash e dy muaj Kosova ka vendosur taksë prej 100% për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.
Produktet ushqimore që do të blihen janë të destinuara për një numër të madh të institucioneve qendrore e lokale.
Lidhur më këtë blerje, ka reaguar kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se do të karkon llogari nga personat përgjegjës që e kanë bërë këtë lëshim.
“Sot, në media jam njoftuar për tenderin e shpallur nga AQP, e që mund të jetë në kundërshtim me ligjet e prokurimit publik. Tashmë kemi kontaktuar institucionet përgjegjëse dhe jemi në pritje të qartësimit të problemit dhe identifikimit të personave përgjegjës, ndaj të cilëve menjëherë do të fillohet procedura në përputhje me ligjet në fuqi”, ka shkruar kryeministri Haradinaj në facebook. /FaktePlus