Tenderi milionësh për ndërtimin e banesave kolektive për banim social
Komuna e Prizrenit do të bëjë ndërtimin e banesave kolektive për banim social. Tashmë për këtë komuna ka hapur edhe tenderin.
Për çka e gjithë ndërtimi kap vlerën e 1 milion e 300 mijë euro.
E zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Lis Dormbari ka treguar për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus se ku do të ndërtohen këto banesa.
“Ndërtimi i banesave kolektive për banim social do të bëhet në lokacionin e njëjtë, ku tani më janë të ndërtuara banesat Kolektiv për Banim Social. Sipas konsultimeve me Organin Mbikëqyrës dhe arkitektët të cilët janë bashkëpunëtor në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe pas rishikimit të PHRr dhe normave ndërtimore është marr vendim që në banesa sociale ekzistuese të shtohet etazhiteti për një kat dhe nënkulmi”, ka treguar Dorombari.
Tutje Dorombari tregoi se përveç etazhitetit do të ketë ndërhyrje edhe në sirkulimin vertikal dhe do të plotësohen mangësitë e projekteve paraprake.
“Përveç etazhitetit do të ketë ndërhyrje edhe në sirkulimin vertikal dhe do të plotësohen mangësitë e projekteve paraprake. Pasi që gjatë projektimit, e rrjedhimisht edhe gjatë implementimit janë anashkaluar disa elemente të domosdoshme për banim, siç është ashensori… Kështu që në vlerën 1,300,000.00 euro të ndara për këtë projekt do të bëhet përmirësimi i hapësirave dhe kushteve ekzistuese , si dhe do të bëhet edhe shtimi i etazhitetit, duke krijuar 48 banesa sociale”, shpjegoi Dorombari.
Ndërkaq, dhënia në shfrytëzim e këtyre banesave do të bëhet përmes rregulloreve në fuqi, ku siç thotë Doromabri duke mos anashkaluar edhe Planin tre vjeçar për Banim Social i cili është votuar nga Asambleja Komunale e Prizrenit.
Afati i fundit për pranim të tenderëve është 20 korrik, 2020.
Ndërsa në 2019-tën, Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit kanë miratuar Programin trevjeçar për banim 2019-2021, me anë të cilit synohet që të mbështeten familjet, të cilat kanë nevojë për banim social.
Zyrtarët përgjegjës të ekzekutivit patën theksuar se me këtë program parashihet që çdo vit të ndërtohen nga 33 banesa për rastet sociale, ndërkohë që planifikohet që çdo vit nga 10 familje të mbështeten me pagesën e qirasë së banimit./FaktePlus.