Temperaturat e larta: Qarkullimet ditore kanë rënë drastikisht në sektorin e gastronomisë
Temperaturat përvëluese kanë ‘pushtuar’ vendin muajt e fundit.
Kjo ka bërë që të goditet rëndë një nga sektorët më të rëndësishëm në vend, ai i gastronomisë.
Kështu tha kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi.
Kllokoqi tha se qarkullimet ditore kanë rënë drastikisht.
“Temperaturat e larta kanë ndikim në sektorin e gastronomisë. Qarkullimet ditore kanë rënë drastikisht, por kjo vjen nga zoti dhe ne nuk mundemi me ndiku në këtë aspekt. Por në darkë po kemi më shumë lëvizje sepse koha po freskon dhe qytetarët dalin më shumë” tha Kllokoqi për “Gazeta Blic’
Sa i përket masave të fundit të marra nga Ministria e Shëndetësisë, Kllokoqi nuk pati përgjigje.
“Ndërsa sa i përket masave të fundit që mori Qeveria sdi çfarë të them, skam përgjigje”