Telekomi i Kosovës ka një njoftim për qytetarët që kanë pasur numra të Z-mobile
Të gjitha qytetarët që kanë pasur numra të operatorit telefonik Z-Mobile, nga parmbrëmë kanë kaluar tek Telekomi i Kosovës.
Por, pas kalimit të këtyre numrat tek Vala, kredia që kanë pasur tek operatori Z-mobile nuk u janë bartur tek Vala.
Mirëpo, rreth kësaj Telekomi i Kosovës ka njoftuar se nuk është përgjegjës për humbjen e kredisë së numrave deri me datën 28 nëntor 2019.
Njoftimi i plotë i Telekomit të Kosovës:
Telekomi i Kosovës NUK është përgjegjës për humbjen e kredisë së numrave që deri me datë 28.11.2019 kanë qenë konsumator të MVNO (Zmobile).
ZMOBILE është dashur t’i informoj me kohë që pas kësaj date të gjithë konsumatorët do të riktheheni në platformën e VALA-s dhe se mbushjet deri në këtë datë janë përgjegjësi e tyre.
Për të gjitha këto paqartësi luteni që të drejtoheni dhe të kërkoni llogari në zyrat e ZMOBILE
Vala nuk ka pasur qasje në llogaritë e këtyre numrave, por, në kohën kur numeracioni ka kaluar tek ne, Vala është në dijeni për gjendjen e çdo llogarie
Telekomi i Kosovës/Vala ka premtuar dhe siguruar qysh moti se në asnjë moment nuk do të mbeten pa komunikim.
Në momentin e parë që numrat kanë kaluar në platformën tonë të gjithë konsumatorët e që deri me 28.11.2019 kanë qenë të ZMOBILE kanë pranuar 50GB interent, 150 minuta kombëtar dhe 150 sms e gjithë kjo që të kenë komunikim pandërprerë.
Telekomi i Kosovës i fton të gjithë këta konsumator që ditëve në vazhdim të paraqiteni në pikën më të afërt të Telekomit që të regjistroni numrin e tyre. /FaktePlus