Telefoni i duhur për personat e varur ndaj Smartfonëve
Brendi zviceran Punkt ka sjellë një telefon i cili është i përshtatshëm për ata të cilët duan të largojnë varësinë nga telefonat e mençur.
Ky telefon ka një ekran të vogël, pa mundësi për të instaluar aplikacione dhe konektim në internet.
Pavarësisht kësaj, telefoni kushton 400 dollarë, një çmim i shtrenjtë për një telefon që në dukje të parë është shumë i thjeshtë.
Mirëpo kompania e ka mbrojtur vendimin për çmimin duke thënë se ato shërbime që ofrohen janë të kualitetit të lartë./FaktePlus