Teatri Kombëtar anulon shfaqjet për muajin mars
Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se konform masave të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së CoronaVirus-it, ka anuluar të gjitha shfaqjet e parapara të mbahen në kuadër të programit të shfaqjeve për muajin mars.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, është apeluar për respektimin strikt të udhëzimeve të njoftuara për shmangien e përhapjes së këtij virusi.
“Konform masave të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së CoronaVirus-it (Covid-19), për të cilat u mor vendim sonte në mbledhjen e Qeverisë, me qëllim shmangien e aktiviteteve me pjesëmarrje të gjerë të publikut, NJOFTOJMË SE ANULOHEN të gjitha shfaqjet e parapara të mbahen në kuadër të programit të shfaqjeve për muajin Mars”, thuhet në postim.
Të dashur miq të teatrit!Konform masave të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së CoronaVirus-it (Covid-19), për të…
Julkaissut Teatri Kombëtar i Kosovës Torstaina 12. maaliskuuta 2020