Teatri “Adriana” vendosë që fitimet nga shfaqja e fundit, ti dhuroj për të riun, që po vuan nga një sëmundje e rëndë!
Jetmirit i nevojitet një shumë prej 110.000 euro, për trajtim jashtë vendit, saktësisht në Turqi, shkruan Indeksonline.
Këtë e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e teatrit në Facebook.
Ky është postimi i plotë:
Të dashur miq të teatrit!
Në solidarizim e ndihmë të riut ferizajas Jetmir Vehbiu që vuan nga sëmundje e rëndë, Teatri “Adriana” ka vendosur që fondin e grumbulluar nga shitja e biletave të shfaqjes “Derisa vdekja nuk ka ndanë” më 17.02.2020 dhe “UN Inspektori” më 21.02.2020, t’i dedikoj në xhirollogarinë e familjes Vehbiu.
Bileta për shfaqje kushton 2 euro, andaj ftoheni që përveç të shprehni shpirtin solidar edhe të shijoni dy superkomeditë e prodhuara nga Teatri “Adriana”.
Biletat mund t’i rezervoni qysh nesër në Teatrin “Adriana” apo përmes telefonit 048121306 Shfaqjet fillojnë në ora 20:00!