Të shtënat në Atlanta: I dyshuari akuzohet për vrasje pasi viktimat u identifikuan
I dyshuari për vrasjen e tetë personave në një tre qendra masazhi në Atlanta të Georgias përballet me akuza të rënda. Personi në fjalë përballet me akuza të shumta për vrasje, si dhe sulm të rëndë.
Zyrtarët e policisë atje akoma nuk kanë mundur ta konfirmojnë nëse sulmi i ishte për motive raciste, pasi gjashtë nga të vdekurat ishin gra aziatike.
Polici i Qarkut, Cherokee Frank Reynolds, tha se i dyshuari ka mundësi të ketë një varësi ndaj seksit.
Katër nga viktimat janë identifikuar Ashley Yaun, 33 vjeç, Paul Andre Michels, 54 vjeç, Xiaojie Tan, 49 vjeç dhe Daoyou Feng, 44 vjeç dhe Elcias R Hernandez-Ortiz.
Në muajt e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur numri i krimeve ndaj shtetasve aziatiko-amerikan. Këto janë ndikuar nga retorika që fajëson aziatikët për përhapjen e COVID-19, shkruan BBC.