Të shtëna me armë zjarri në Mramorë të Prishtinës, plagosen dy persona
Si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri, janë plagosur dy persona.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit.”, ka thënë për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Po ashtu u theksua se të njëjtit janë dërguar në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm shëndetësorë.
“Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.”