Të shtëna me armë në Kaliforni, tetë të vrarë
Tetë persona janë vrarë nga të shtënat në një oborr hekurudhor në San Jose, Kaliforni, tha policia lokale e atjeshme.
Në një konferencë për shtyp të mërkurën, zyrtarët thanë se tetë viktima ishin vrarë në incident, së bashku me personin që kishte qëlluar në oborrin e hekurudhës të Autoritetit të Transportit të Luginës Santa Clara (VTA), raporton EuroNews.
Zyrtarët thanë se i dyshuari për të shtënat ishte një punonjës i VTA-së.
Në një deklaratë të botuar në Twitter, kryetari i Bashkisë së San Hoze, Sam Liccardo ofroi ngushëllimet e tij, duke shkruar: “Zemrat tona janë të dhembura për familjet e atyre që kemi humbur në këtë të shtënë të tmerrshme”.