Të shtëna dhe fishekzjarre në Itali, vdes një 13-vjeçar e plagosen 79 të tjerë
Orët e para të vitit 2021 në Itali janë pritur mes fishekzjarrëve dhe të shtënave më armë, ku si pasojë e tyre një djalë 13-vjeçar ka humbur jetën dhe 79 te tjerë kanë mbetur të plagosur.
13-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por plagët në trupin e tij ishin fatale dhe djali i mitur ka humbur jetën.
Një grua, e cila kishte po festonte vitin e ri te shtëpia e nënës vetë është goditur me plumb ndërkohë që ishte në ballkon në pritje të ndërrimit të viteve. Ajo fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, pasi ambulanca ka arritur në kohë dhe tashmë po kurohet.
Ndërkohë në qytetin e Solofras për shkak të fishekzjarrëve që shpërthyen në orën 12:00, një djalë 16-vjeçar po rrezikon të humbas syrin dhe dorën e djathtë.
Këtë vit siç raportojnë edhe mediat italiane, lëndimet dhe numri i viktimave si pasojë e festimeve të ardhjes së Vitit të Ri, me fishekzjarrë dhe të shtëna armësh është më i vogël.