Të shtëna armësh në Rahovec, policia konfiskon municion dhe arreston tre persona
Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Rahovec, dje ka marr informacion se ka të shtëna me armë zjarri në fshatin Denjë të komunës së Rahovecit.
Patrullat policore menjëherë i janë përgjigjur rastit.
Në vendin e ngjarjes policia ka arrestuar tre persona të dyshuar të cilët kishin shtënë me armë si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme si dhe janë konfiskuar tri armë të mbajtura pa leje.
“Personat e arrestuar janë:
B. B. lindur me 1986 m/k/sh
P. M. lindur me 1991 m/k/sh
B.M. lindur me 1984 m/k/sh
Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar:
Një armë automatike AK-47, një karikator dhe 11 fishek të kalibrit 7.62 mm.
Një pistoletë e tipit TT, një karikator.
Një pistoletë e tipit Stoeger, dy karikator dhe 79 fishek të kalibrit 9 mm”, njofton policia, transmeton Express.
Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit pas përfundimit të procedurave policore personat e dyshuar mbahen në ndalim policor për 48 orë.