Të shkosh në tualet më shpesh mund të jetë simptomë e koronavirusit
Shkencëtarët ende po punojnë për të kuptuar plotësisht virusin, por në këtë fazë ne dimë simptomat kryesore, kollë e thatë e vazhdueshme dhe ethe.
Por ekspertët thonë se ka disa tregues të tjerë që mund të sugjerojnë se ju mund të keni kapur Covid-19.
Dhe njëra prej tyre përfshin të shkosh në tualet.
Një studim i ri, botuar në Gazetën Amerikane të Gastroenterologjisë, analizoi të dhënat 204 pacientë me Covid-19 në provincën Hubei të Kinës dhe zbuloi se gati 50% kishin diarre, të vjella ose dhimbje barku.
Isla Haslam, 29- vjeçare, nga Balham, South West London, ishte dikush që gjithashtu përjetoi probleme në stomak ndërsa luftonte me koronavirus. Ajo i tha The Sun Online se fillimisht u zgjua me stomak të ngathët, por mendoi se ishte nga darka e saj me thjerrëza dhe fasule një natë më parë. Por të nesërmen, ajo kishte zhvilluar një gudulis në fyt dhe ishte ndjerë e rraskapitur para se të përpiqej të pushonte në shtëpi. Ajo shpjegoi: “Duke u zgjuar në mes të natës, vura re që hunda ime ishte e bllokuar dhe u ndjeva e tmerrshme. Trupi im u ndje i rëndë, u ndjeva aq e rëndë dhe kisha ethe”.