Te PSG plas sherri për blerjen e re, paguhet më shumë se lojtarët “big”
Transferimi i mesfushorit spanjoll Ander Herrera te skuadra e PSG-së sezonin tjetër duket një çështje e mbyllur. Lojtari do të transferohet me parametrin zero, pasi kontrata e tij me Manchester United skadon në fund të këtij sezoni. Herrera do të zëvendësojë Adrien Rabiot.
Gjithsesi, e përditshmja “Le Parisien” bën me dije se skuadra e PSG-së është gati t’i ofrojë një rrogë të majme mesfushorit spanjoll. Herrera do të përfitojë 10 milionë euro në sezon, shifër që ka mërzitur disa nga yjet e skuadrës.
Mbi të gjithë Marco Verratti dhe Marquinhos. Ata nuk e kanë mirëpritur këtë ofertë që PSG i ka bërë spanjollit, pasi vetë ata paguhen shumë më pak. Ndaj ata kanë ngritur zërin, duke kërkuar një rrogë më të mirë në rast se Herrera do të paguhet 10 milionë euro.