Të premten mbahet seancë e jashtëzakonshme për ndërprerjen e monopolit të homologimit
Opozita ka kërkuar që të premten të mbahet seancë e jashtëzakonshme për ndërprerjen e kontratës me kompaninë Euro-Lab, e cila bënë homologimin e veturave.
“Me kërkesë të opozitës, te premten mbahet seanca e jashtezakonshme per nderprerjen e monopolit në homologia”, ka shkruar deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu.
Homologimi i veturave nga viti 2008 bëhet vetëm nga një kompani pasi atëherë me një kontratë mes Ministrisë së Post-Telekomit dhe kompanisë Euro-Lab parashihte që për dhjetë vite të mos mund të futej asnjë kompani tjetër për homologia.
Ndërsa tash kur skadon kjo kontratë, përmes një udhëzimi administrativ ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj pritet t’ia vazhdojë kontratës të njëjtës kompani. /FaktePlus