Të paktën 30 minatorë humbën jetën në një minierë në Kongo
Të paktën 30 minatorë humbën jetën, kur në pjesën verilindore të Republikës Demokratike të Kongos u shemb një pjesë e minierës për ar, e cila kishte punuar jashtëligjshëm.
Sipas medieve lokale, në rajonin e Vatskës, i vendosur në afërsi të kufirit me Ugandën, në thellësi prej 17 metrave kishte ardhur deri te shembja e një pjese të minierës e cila punonte jashtëligjshëm, transmeton Anadollia.
Ekipet e shpëtimit kishin arritur deri te trupat e 30 minatorëve të cilët kishin mbetur nën rrënojat e minierës, por nuk dihet saktë se sa persona kishte pasur në minierë në momentin e fatkeqësisë. Për shkak të asaj se miniera kishte punuar jashtëligjshëm, gjendej larg vendbanimeve, fatkeqësia është vënë re një ditë më vonë. Autoritetet lokale theksojnë se shkak për fatkeqësinë sipas gjitha gjasave janë reshjet e mëdha të shiut.
Në tetor, në pjesën lindore të vendit u shemb një pjesë e minierës për ar e cila punonte jashtëligjshëm. Në atë fatkeqësi jetën e humbën 20 minatorë.