Të martën mbahet seanca për Badovcin
Seanca e jashtëzakonshme për Liqenin e Badocit pritet të mbahet më 28 janar e martë nga ora 10:00.
Kjo seancë është thirrur nga Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e kësaj partie, Eliza Hoxha, dje në një konferencë për media tha se vendimi për ndërtimin e shtëpive afër Badocit nuk ka bazë ligjore dhe të gjitha palët duhet të ulen dhe të diskutojnë për këtë.