Të infektuarit e fundit me koronavirus nga Podujeva, epidemiologia jep detaje
Katër raste të reja me koronavirus janë shënuar sot në komunën e Podujevës, duke bërë që numri të shkojë në 18 persona.
Rastet e reja vijnë nga fshatrat Duminicë e Poshtme, Gërdovc, dhe Konushefc.
Epidemiologia Bedrie Rama ka treguar se tre personat e infektuar janë raste kontakti kurse njëri është rast i ri.
“Dy raste janë nga Konushefci dhe janë raste kontakti po ashtu edhe rast nga fshati Gërdovc është rast kontakti ndërsa rasti nga Dumnica është rast i ri i cili është testuar në Prishtinë, të njëjtin jemi duke e hulumtuar se prej nga është infektuar”, ka thënë Rama për Insajderin.
Tutje, Rama shtoj se ekipi i shtabit mjekësor do të dalë në vendet ku banojnë të infektuarit për të bërë dezinfektimin.
Katër rastet e reja gjenden në vetëizolim.