Të gjithë në pritje: Askush nuk e din se kur do të mbahet seanca për Trustin
Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike i cili u votua nga 64 deputetë, duhet të hedhet në votim në lexim të dytë. Por, ende nuk ka ndonjë datë të caktuar se kur do të ndodh kjo. Në Kuvendin e Kosovës askush nuk ka përgjigje konkrete. Qytetarët vazhdojnë të presin.
Në kuadër të projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike është edhe projektligji për tërheqjen e 10 përqindëshit të Trustit.
Vlera e mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës është mbi 2 miliardë euro, me rreth 690 mijë kontributpagues. E nëse të gjithë kontributpaguesit tërheqin 10 përqindëshin e tyre, atëherë në total tërheqen 200 milionë euro.
Me këto 200 milionë euro, Qeveria e Kosovës synon t’i ndihmojë qytetarët pas humbjeve të mëdha shkaku i pandemisë.
Mirëpo ky projektligj nuk gjeti përkrahje deri më 12 tetor (e hënë), për të cilin votuan 64 deputetë pro, asnjë kundër e asnjë abstenim.
Por, ky projektligj do të vie në Kuvend edhe një herë, që të kalojë edhe në lexim të dytë.
E kur do të mbahet seanca për votimin e projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ende nuk e di askush.
Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus ka thënë që nuk e di se kur do të mbahet seanca për Trustin.
“Nuk mundem me paragjyku datën kur do të mbahet seanca për trustin,ai shkon në komision pastaj në kryesi e në fund dërgohet në Kuvend.”, ka thënë Krasniqi.
Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike e ka iniciuar Lidhja Demokratike e Kosovës, në kuadër të të cilit është edhe propozimi për tërheqjen e Trustit. Mirëpo as nga LDK nuk e dinë se kur do të mbahet seanca për ta votuar në lexim të dytë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK- së, Arben Gashi ka thënë për FaktePlus se nuk e dinë datën e mbajtjes së seancës.
“Ky projektligj nuk ka të bëjë vetëm më trustin por për gjendje ekonomike. Komisioni për buxhet dhe financa duhet ta kryej punën për caktimin e datës së seancës për Trustin.”, ka thënë Gashi për FaktePlus.
E njëjtë ndodh edhe me kryetarin e komisionit për buxhet dhe financa publike, Bedri Hamza. As ky i fundit nuk e di se kur do të zhvillohet seanca për votimin e tërheqjes së 10 përqindshit të Trustit.
“Nuk është kompentencë vetëm e imja ose e një grupi parlamentar, duhet të vendoset në rend ditës e pastaj kalon nëpër procedura.”, ka thënë Hamza për FaktePlus.
Qytetarët i janë gëzuar mjaft shumë propozimit të tërheqjes së 10 përqindëshit të Trustit, ngase për shkak të pandemisë, ato para do të ishin një shtysë e madhe.
Por jo të gjithë do t’i kapërcejnë humbjet e pandemisë me 10 përqindsh, pasi 100 mijë qytetarë do të mund t’i tërheqin vetëm nga 10 euro.
Trusti ka publikuar një tabelë ku tregon se sa mjete kanë qytetarët në llogaritë e tyre:
Kundër tërheqjes së 10 përqindshit të Trustit ka dalë Fondi Monetar Ndërkombëtar.
“Duhet të shmanget krijimi i përfitimeve pensionale shtesë, mbi skemat ekzistuese, pa një analizë të qëndrueshmërisë aktuariale të përfitimeve ekzistuese. Gjithashtu, tërheqja e propozuar e 10 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës (TKPK) minon Shtyllën 2, zvogëlon pensionet e ardhshme dhe kufizon madhësinë e tregut të brendshëm të kapitalit, që ka qenë burim esencial i financimit të buxhetit”, kanë thënë nga FMN./FaktePlus/
Flasin nga Trusti: Tregojnë kur munden qytetarët t’i tërheqin paratë